Rooney tregon tensionet mes Ferguson dhe Roy Keane: Ai u hodh mbi tavolinë dhe donte të..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roy Keane dhe Sir Alex Ferguson, një çift … i cili shpërtheu më 2005, pavarësisht se të dy ishin mendja dhe krahu (ose më mirë … këmba) e Manchester United, që dominoi Premier League në vitet 1990. Po ku shkoi gjithçka keq mes të dyve?

Përplasja shpërtheu për shkak të një interviste tashmë të famshme për Manchester United TV.

Keane, i dëmtuar, sulmoi bashkëlojtarët e tij që sapo kishin humbur 4-1 ndaj Middlesbrough. Për të ideja ishte të shpjegonte se skuadra mund të kishte bërë më mirë, por efekti ishte i kundërt. Irlandezi kishte vërtet diçka për të gjithë, nga Fletcher te Rio Ferdinand, duke kaluar përmes Van der Sar.

Dhe çfarë ndodhi më pas? Wayne Rooney e shpjegon këtë: “Momenti që e kam parë Ferguson më të irrituar nuk është ai kur goditi me këpucë Beckham. Ky incident kishte ndodhur para se të mbërrija unë”.

Pra, momenti i zemërimit më të madh të Ferguson është një tjetër: “Kur u largua Roy Keane. Të gjithë e dinë historinë, pati një takim, për të cilin nuk do të zbuloj detajet. Roy kishte sulmuar disa shokë, teksa foli në televizionin e klubit, dhe Fergie nuk ishte aspak i lumtur. Kësisoji, trajneri thirri një takim. Roy tha: Mirë, le të shikojmë të gjithë së bashku në mbledhje. Të gjithë shkuam në zyrën e Sir Alex, duke përfshirë edhe përgatitësit fizikë”.

Kjo ishte receta e duhur për katastrofën, një skenë e paharrueshme për të sapoardhurin Rooney: “Unë isha 18 ose 19 vjeç në atë kohë. E pamë videon dhe Roy Kean pyeti nëse dikush ka ndonjë problem me atë që tha. Të gjithë thamë jo. Dhe të jem i sinqertë, nuk ishte aq e vështirë të kuptohej nënteksti.

Lexo edhe :  Liverpool gjen pasuesin e yllit që shiti për 75 mln euro

Ishte e qartë se kishte fërkime midis Keane dhe Ferguson nag e kaluara. Filluan të grinden, të thonë gjëra që nuk duheshin dhe në një moment shoh Sir Alex duke kërcyer mbi tavolinën e tij. Disa prej nesh duhej ta mbanim, derisa të qetësohej. Ishte një çmenduri e vërtetë”.

Vështirë të fajësohet Rooney, duke pasur parasysh se ai sapo kishte parë një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë teksa përpiqej të sulmonte kapitenin e tij. Dhe sigurisht, nuk ndalet me kaq: “Gjithsesi, të nesërmen Roy erdhi në stërvitje 30 minuta më vonë. Pastaj u kthye me makinë dhe kjo ishte hera e fundit që e kemi parë aty”.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV