Liz Truss jep fjalimin e parë si kryeministre e Britanisë: Do të rindërtojmë ekonominë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liz Truss ka dhënë fjalimin e parë si kryeministre e Britanisë së Madhe. Sapo mbërriti në zyrat e kryeministrisë, ajo tha me bindje se do të dalin nga stuhia dhe do të rindërtojnë ekonominë e vendit, ndonëse do të qeverisë Britaninë në kohën me të vështirë për shkak të krizave me të cilat po përballet e gjithë bota.

“Sa më e fortë të jetë stuhia, unë e di që britanikët janë më të fortë. Kam besim që së bashku mund të dalim nga stuhia, të rindërtojmë ekonominë tonë dhe ne mund të bëhemi Britania moderne dhe e shkëlqyer. Ky është misioni ynë jetik për të siguruar mundësi dhe prosperitet për të gjithë njerëzit dhe brezat e ardhshëm”, tha Truss.

Kush është Liz Truss

Liz Truss ka lindur në 26 korrik 1975 në Oksford. Ajo është bijë e një profesori matematike dhe një infermiereje. Truss ka mbajtur postin e sekretares për Punët e Jashtme dhe është një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në ëebsajtin e konservatorëve. Ajo ka kultivuar me shumë kujdes imazhin publik dhe vitin e kaluar u fotografua në një tank duke risjellë në kujtesë një imazh të famshëm të gruas së parë kryeministre Margaret Thatcher në vitin 1985.

Ajo vazhdoi studimet për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ku ishte aktive në politikën studentore – fillimisht për Liberal Demokratët, përpara se të kalonte te Konservatorët. Fillimisht, sekretare e tregtisë ndërkombëtare, mbështetësja e Brexit u emërua vitin e kaluar si kryenegociatore e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian. Pas diplomimit, ajo punoi si kontabiliste në kompaninë e naftës dhe gazit Shell, si dhe në kompaninë e telekomunikacionit Cable & Wireless. Ajo u martua me kolegun e kontabilistit Hugh O’Leary në vitin 2000 me të cilin kanë dy fëmijë.

Të fundit

Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Në vitin 2025, një formë e re e turizmit po përhapet mes të rinjve: pushimet me influencues. Ky trend po...

Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në ShqipëriBe

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u...

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump. Biskotat...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Lajme të tjera

Web TV