Ka nisur seanca e Parlamentit Europian në Strasbourg të Francës.
Në këtë seancë do të diskutohet situata e Bashkimit Europian ku do të ketë edhe një fjalim vjetor nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ,për të paraqitur prioritetet kryesore politike, objektivat dhe nismat e vitit të ardhshëm legjislativ.
Gazetarja e Fjala.al, Monada Mehmeti raporton se sapo ka nisur seanca, është mbajtur një minutë heshtje në nder të Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator, siç edhe duket nga pamjet më poshtë.
Po ashtu, në nisje të seancës parlamentare është bërë edhe votimi i axhendës së kësaj seance. Më poshtë video e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja e Fjala.al, Monada Mehmetaj.