Protesta e Partisë së Lirisë/ Vijon grumbullimi i qytetarëve te inceneratori i Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse orari zyrtar është shënuar, protesta e Partisë së Lirisë nuk ka nisur ende.

Ndërkohë raportohet se vijon grumbullimi i protestuesve dhe përfaqësuesve politikë, ndërkohë që ende nuk ka mbërritur kryetari i PL-së, Ilir Meta.

Vetë Ilir Meta në një dalje për mediat sot në mesditë u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë dhe theksoi se do të jetë paqësore. Kjo është protesta e parë e kësaj force politike, pasi Meta mori drejtimin e saj. Në vendin ku po zhvillohet protesta, pranë inceneratorit të Tiranës organizatorët kanë vendosur pankarta ku ilustrohen denoncimet që janë bërë lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në protestën e sotme do të ketë fjalime të ndryshme, mes tyre edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, si Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.

Ndonëse inceneratorët është edhe kauza e tyre më e madhe, deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta.

Të fundit

Nderim dëshmorëve të policisë/ Dhurata për fëmijët e të rënëve në detyrë

Atmosfera e festave te fundvitit, përfshiu Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Babagjyshi i dhuratave gëzoi vogëlushët e dëshmorëve të...

Kaos në Elbasan/ Paralizohet trafiku në hyrje dhe dalje të qytetit

Trafiku i rënduar vijon të jetë një shqetësim tejet i madh për udhëtarët në këtë fundvit. Trafiku është kthyer në një makth të vërtetë për...

Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes

Nga Frrok Çupi Të shpëtojnë vilat dhe dhjetëra apartamente që kanë ndërtuar me para të vjedhura mbi gërmadhat e komunizmit që krenohen se e përmbysën....

Mjekët në Fier procedohen për neglizhencë mjekësore që çoi në vdekje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka njoftuar nisjen e procedimeve penale ndaj disa mjekëve pas akuzave për neglizhencë mjekësore, që mendohet...

Vendimi i Gjykatës së posaçme: Tetë të pandehur dërgohen në gjyq për akuza të rënda

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për...

Lajme të tjera

Web TV