“Ik plaku Mere”, Balla-Berishës: Kur flet Saliu për korrupsion, si të dëgjosh djallin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të mos disbursojë fondet për Shqipërinë, nëse nuk hetohen aferat korruptive.

Berisha tha nga foltorja e parlamentit se Shqipëria e ka tejkaluar çdo lloj limiti për korrupsionin dhe u bëri thirrje institucioneve europiane të tregojnë kujdes me paratë e taksapaguesve shqiptarë e europianë.

Berishës i është përgjigjur kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili u shpreh se ish-kryeministri nuk duhet të flasë për korrupsionin.

“Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është njëlloj sikur të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet”, u shpreh Balla.

Pjesë nga fjalimi i Taulant Ballës në Parlament:

“Ik plaku Mere me gjithë tespie! Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është njëlloj sikur të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet. E vërteta është që sot humbi një tjetër mundësi që të fillojë të tregojë mëkatet e veta. Dua të flas për një tjetër çështje të rëndësishme, financimin e depërtimeve të financimeve ruse. Kur unë e kam ngritur këtë çështje në vitin 2017 në këtë sallë, edhe Mondi (sa herë çoheshe këtu thoshe Taulanti ia fut kot), edhe Gjekmarkaj në studiot televizive…ne nuk jemi imunë. Kallëzimin për këtë çështje e kam bërë unë dhe çështja vijon të jetë dyer e drejtësisë sepse do ta çoj deri në fund. Kur ishit me Lulin bashkë thoshit nuk është e vërtetë, tani që jeni prishur me Lulin, thoni është e vërtetë. Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore përfshirë punën që po bëhet në komisionin e posaçëm të reformës. Si është ajo shprehja “dëgjuam krisma.” E vërteta është që paska pasur krisma. “Non grata” e Bosnjes dhe ajo e Shqipërisë janë problem për gjithë Ballkanin. Nëse ju doni të bëni parti me një “non grata” udha e mbarë ju qoftë. Do vijë një ditë që do hani njëri-tjetrin”.

Të fundit

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve...

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror...

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Lajme të tjera

Web TV