U filmua duke dhënë lekë për votën, dënohet me 1 vit burg kandidati për deputet i LSI

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg ish-kandidatin për deputet të LSI Etjon Joka i cili u filmua teksa jepte para në këmbim të shtitblerjes së votave.

Kaq ishte masa e dënimit e kërkuar nga SPAK.

Gjithashtu u dënua me 1 vit heqje lirie edhe shtetasi Elis Babo që kishte kryer filmimin e momentit të ofrimit të parave nga Joka.