Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, përdoruesit e rrjeteve sociale, por edhe shumë media të huaja kanë shpërndarë masivisht një foto ku pretendohet se seriali i animuar, i famshëm edhe për parashikimet e tij, “The Simpsons” ka parashikuar vdekjen e Mbretëreshës.
Megjithatë, një investigim i “Misbar” gjeti se në fakt pretendimi është i rremë dhe kjo nuk ka qenë një nga herët kur shfaqja televizive ka habitur të gjithë duke bërë parashikime thuajse të pamundura. Kështu, fotografia që po qarkullon në rrjet, është ndryshuar në mënyrë dixhitale.
Fotoja e Mbretëreshës së vdekur tek “The Simpsons” është një version i redaktuar i fotos virale që pretendohej të provonte se seriali po ashtu ka parashikuar edhe vdekjen e ish-presidentit të SHBA Donald Trump.
Portretizimi i Mbretëreshës Elizabeth II tek “The Simpsons” ka ndodhur 6 herë. Këtë e konfirmon “The Simpsons” Fandom Wiki, një webiste që përmbledh të gjitha episodet e shfaqjes, ku gjehen edhe sinopset e episodeve dhe në asnjërën prej tyre nuk rezulton që Elizabeth II të ketë vdekur apo të paraqitet një imazh i tillë i saj.