Shakira thyen heshtjen/ Flet pas ndarjes me Pique: Ndonjëherë me duket si ëndërr e keqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Shakira së fundmi ka folur për herë të parë lidhur me ndarjen e saj me futbollistin Pique.

Ndarje e tyre bëri shumë bujë dhe njerëzit ishin shumë kuriozë mbi marrëdhënien e tyre pas ndarjes. Shumë aludonin se Shakira po vuante shumë, të tjerë besuan se Pique e ka tradhtuar këngëtaren, por edhe pse kanë kaluar tashmë 3 muaj nga gjithë kjo zhurmë e madhe, Shakira e ka ende të vështirë të shprehet për marrëdhënien që la pas.

“Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj. Dhe po, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar si gjë sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi, tepër e vështirë”, shprehet Shakira.

Megjithatë, këngëtarja e “Hips Don’t Lie” po bën çmos për të mbrojtur fëmijët e saj nga ndarja dhe nga vëmendja e medias.

“Unë përpiqem ta bëj dhe t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im numër një në jetë. Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin disa lajme të pakëndshme në internet dhe kjo gjë i prek ata. Ndonjëherë ndihem sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por nuk është kështu.”

Të fundit

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit,...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Lajme të tjera

Web TV