Presidenti i Iranit i kërkoi të mbante shami, Christiane Amanpour anulon intervistën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Christiane Amanpour e CNN ka anuluar një intervistë me presidentin iranian pasi ai i kërkoi të mbante shami. Amanpour ishte caktuar të intervistonte Presidentin Ebrahim Raisi, 61 vjeç, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, në Nju Jork të mërkurën kur ai kërkoi që ajo të mbante shami në minutën e fundit.

Amanpour, e cila është iraniane dhe e rritur në Teheran, e refuzoi kërkesën.

Më pas në një reagim në Instagram ajo shkroi: “Jemi në Nju Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë në lidhje me shamitë. Unë theksova se asnjë president i mëparshëm iranian nuk e ka kërkuar këtë kur i kam intervistuar ata jashtë Iranit.”

Kur intervistoi ish-presidentin Hassan Rouhani, Amanpour nuk mbajti shami.

Megjithatë, gazetarja u mbulua gjatë një raportimi që bëri brenda Iranit, sepse “përndryshe nuk do të mund të vepronte si gazetare”, tha ajo për New Day të CNN.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, të gjitha gratë, përfshirë turistët, duhet të mbajnë shami në Iran.

Të fundit

Kaos në ‘Festivalin e Krishtlindjeve’ / Përplasjet mes turmës lënë viktima 35 fëmijë

Një incident i rëndë ka ndodhur në një festival Krishtlindjesh në qytetin Ibadan në jug- perëndim të Nigerisë. Rreth...

“Si në burg”/ Berisha kujton 333 ditët në arrest shtëpie, rrëfen vështirësinë më të madhe

Kryedemokrati Sali Berisha ka rrëfyer në studion e ‘Debat’ , sesi i kaloi 333 ditët në arrestin e shtëpisë. Berisha tha se privimi i lirisë...

Vangjel Dule: Kushdo që gjendet me databaze të qytetarëve vihet para përgjegjësisë

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule teksa foli për pr.ligji për të dhënat personale tha se kushdo që gjendet me databaze të qytetarëve vihet para...

“Arrestove Adem Jasharin”/ Balla-Berishës: Po e do kombëtaren, hajde në stadium dhe…

Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Partisë Demokatike Sali Berisha për të miratuar një rezolutë kundër genocidit...

‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’/ Miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2025 në një mbledhje të tensionuar, ku përveç diskutimeve të ashpra, opozita dhe mazhoranca u...

Lajme të tjera

Web TV