Veliaj zbulon planin, ja ku do ndërtohen Teatri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë të ditur se në zonën e Gardës së Republikës do ndërtohet Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare.

Gjatë një inspektimi në orët e vona të natës në zonën e njohur si “Triangolo” në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se një pjesë e hapësirës së Gardës do i jepet Bashkisë për t’u bashkuar zonës së Parkut të Liqenit.

“Dua të sqaroj disa gjëra shumë të rëndësishme, për të cilat ka shumë spekulime, si për çdo punë që bën Bashkia e Tiranës, përfshirë edhe zonën e Gardës. Gjysma e hapësirës së Gardës i është dhënë bashkisë, një pjesë për këtë projekt, një pjesë për t’iu bashkuar Parkut të Liqenit. Në gjysmën tjetër do të ndërtohet Teatri i madh i fëmijëve; pra, largohemi nga ndërtesa në qendër të Tiranës për të pasur një teatër modern, në një projekt fantastik që qeveria do e zbatojë në pjesën e Gardës që kemi fituar nga kjo ndarje e pronës. Pjesa tjetër do të jetë për Bibliotekën e re Kombëtare, e cila sot ndodhet në atë skutën e vogël te Pallati i Kulturës. Këtu do të vijë Biblioteka Kombëtare, që ikën nga Pallati i Kulturës, dhe Teatri i Kukullave, që ikën nga ajo ndërtesë, që në fakt s’ka qenë Teatri i Kukullave, por Parlamenti i parë në Tiranë,” deklaroi ai.

Duke folur për projektin te Parku i Liqenit, Veliaj tha se me investimin e ri do jepet zgjidhje një tjetër nyjeje problematike, që çliron qarkullimin në këtë zonë.

“Doja të përshëndesja kolegët, të cilët po punojnë në mesnatë për një projekt të rëndësishëm, që zgjidh një nga nyjet më problematike të Tiranës. Në zhargon zona njihet si ‘Triangolo’, por të hënën do të kthehet në një rrethrrotullim të madh, me më shumë hapësirë. Qytetarët do të ecin lirshëm në trotuare, jo si në ato shtigjet e dhive, që kishim më përpara; ecet lirshëm me makinë në një rrethrrotullim me dy korsi, kurse më parë mezi gjendej e drejta e kalimit te kthesa që të çonte në drejtim të Gardës. Kjo sjell një shfryrje për gjithë zonën e Digës, që ka qenë një ndër zonat më problematike të Tiranës,” u shpreh Veliaj. Ai tha gjithashtu se tani që është investuar te pishinat, fushat e kalçetos, Kopshti Zoologjik dhe do fillojë edhe Kopshti Botanik, e gjithë zona tek diga e Liqenit del në dritë.

Të fundit

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

“Arrest me burg”, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Ilir Meta ka apeluar vendimin e 26 qershorit të GJKKO, që vendosi të vijojë masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij. Ankimi është depozituar...

“Mungoi në funeralin e shokut, me jaht në Mallorca”. Mediat portugeze sulmojnë CR7

Cristiano Ronaldo nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota (dhe të vëllait), ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtaren e Portugalisë. Sulmuesi portugez u fotografua...

Lajme të tjera

Web TV