Putin ‘i dëshpëruar’ për të dërguar rusët në luftë, mund të mbyllë kufijtë e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra rusë të dëshpëruar po përpiqen të ikin nga vendi për t’iu shmangur mobilizimit të Putinit, ndërsa radhët e gjata prej kilometrash krijohen për të ikur në vendet kufitare.

Ndaj, “të dëshpëruara”, autoritetet ruse po planifikojnë të mbyllin kufijtë për burrat në moshë mobilizimi, ka thënë një burim pranë Administratës Presidenciale të Federatës Ruse.

Burimi i Kremlinit tha për Meduza, një faqe e pavarur ruse e lajmeve, se masa ka të ngjarë të hyjë në fuqi të mërkurën, më 28 shtator.

Të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm dhe njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të menjëhershëm në një përpjekje për të rimbushur radhët në vijën e frontit në Ukrainë .

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu përshkroi më shumë detaje rreth dekretit, duke thënë se mobilizimi do të prekë vetëm rusët me përvojë të mëparshme ushtarake dhe rreth 300,000 njerëz do të thirren.

Kjo çoi në një eksod masiv të burrave rusë të moshës ushtarake që iknin nga vendi për të shmangur rekrutimin. Biletat e fluturimit u rritën dhe biletat për në vendet që nuk kërkojnë vizë, si Turqia dhe Azerbajxhani u shitën menjëherë.

Ikja masive ka zemëruar njerëzit në Kremlin, prandaj urdhri i ri ka mundsi të mbyllë të gjithë kufijtë e vendit.

Të fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, zbulohet arsyeja

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr...

Shpëtimi vjen nga PD, jo nga PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qartësisht po kërkon të “ndërkombëtarizojë” pretendimet se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan që në gjenezë nga qeverisja,...

Dështoi te Bayern, Juventusi e fton në Torino për një revolucion në merkato

Juventusi po planifikon një revolucion total për sezonin e ardhshëm futbollistik. Klubi italian raportohet se do t'i besojë Hasan Salihamidzic, ish-drejtor i Bayern, sipas Tuttosport....

DHL më fund kthen përgjigje për akuzat me votën e diasporës

Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e transportit të votave të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11...

“Partinë Demokratike e trashëgon vetëm një familjar i Berishës”

Sa të jetë Sali Berisha në krye të partisë, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Dhe ata që guxojnë t’i dalin kundër nga brenda...

Lajme të tjera

Web TV