Kupa e Shqipërisë/ Partizani e nis me barazim në ‘shtëpinë’ e re, fitojnë Tirana e Dinamo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme janë mbyllur edh 6 sfidat e mbetura të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Orikun në “shtëpinë” e re të tyre. Demat nuk kanë mundur dot të shënojnë duke bërë që kjo përballje të mbyllej me rrjeta të paprekura.

Dinamo ka mposhtur minimalisht skuadrën e Butrintit, ku goli i shënuar nga Denilson do të ishte vendimtarë në këtë takim, për t’iu dhënë fitoren bluve.

Edhe kampionët e “Abissnet Superiore” kanë mposhtur pa probleme skuadrën e Koplikut, ku të besuarit e Orges Shehit fituan 2-0. Golat për bardheblutë i shënuan Hila, Berisha dhe Limaj me penallti.

Lushnja nuk ka falur përballë Tërbunit, me lushnjarët që kanë triumfuar me shifrat 2-0. Haxhiu dhe Mehmeti do të ishin autorët e golave për skuadrën e Lushnjes.

Përballja mes Burrelit dhe Tomorit shkoi në favorin e skuadrës vendase e cila fitoi me shifrat 2-1. Fitore ka siguruar edhe Egnatia ndaj Shkumbinit, me rrogozhinasit që fituan 3-0 ndaj peqinasve.

Të fundit

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

“Çerdhe” prostitucioni në Pogradec, arrestohet 61-vjeçarja kineze

Pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, policia në Pogradec ka finalizuar me operacionin e koduar “Last night”, duke goditur një rast të ushtrimit...

Lajme të tjera

Web TV