Starova mbron lojtarët e kombëtares: Nuk i marrin ata vendimet, jam kundër vërshëllimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulejman Starova, ka kritikuar tifozët e Shqipërisë, për vërshëllimat në drejtim të Kombëtares në fund të sfidës.

Në emisionin “Skaner” , Starova u shpreh se nuk janë tifoztë që marrin vendime për trajnerin dhe skuadrën, por janë të tjerë ata që vendosin.

Në lidhje me trajnerin Reja, Starova tha se problemi i tij është mosha dhe fundi ishte vulosur edhe sikur të fitonte.

“Kisha ndërmend të përmendja 3 gabime të Rejës, por i eliminova dy, pas deklaratës. Sepse tha që Gjasula dhe Abrashi kërkuan ndërrim. Në momentin kur Islandës i doli me të kuq lojtari, aty futej menjëherë një sulmues. Ndoshta Broja apo një tjetër. Me të gjitha të tjerat që ka thënë Reja, jam dakord.

Fundi i Rejës do të ishte edhe me fitore, sepse problemi i tij është mosha. Po i dal kundër tifozëve që vërshëllyen në fund. Jam kundër vërshëllimave. Nuk janë ata vendimmarrësit, vendimet i marrin të tjerët. Unë kam të drejtë të kritikoj tifozët, të mos vërshëllejnë Kombëtaren.

Italia u eliminua dhe nuk shkoi në Botëror, por tifozët nuk bënë kështu si ne në Shqipëri”, u shpreh Starova qe punon ne Federate per Armand Duken.

Të fundit

“Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja,...

Shqipëria pa masa për të nxehtin! Punëtorët, në detyrë në mes të vapës

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar valën përvëluese të të nxehtit që ka mbërthyer vendin, ndryshe nga sa...

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Në një postim të fundit...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

Lajme të tjera

Web TV