Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë, reagon ERE: Nga 1 tetori kush harxhon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi sot tërheqjen nga vendimi për të rritur çmimin për fashën mbi 800 kilovat. ERE ka publikuar çmimet për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh, që hynte në fuqi në 1 tetor. Ndërkohë, bën me dije se ende nuk ka marrë vendimin që hyn në fuqi dhe në ditët në vijim mund të rishikohet.

Reagimi i plotë:

Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV