Alpinistja shqiptare kapet me forcë nga i riu, e puth dhe e prek në mes të rrugës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një shtetas ka ngacmuar seksualisht në mes të rrugës aplinitsten Mrika Nikqi.

Ka qenë vetë aktivistja ajo e cila në llogarinë e saj në ” Facebook”, ka publikuar videon ku shihet se si shtetasi me ininciale F.B, e ka kapur me forcë Nikqin dhe e ka puthur.

Më pas ai është larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërkohë Nikqi në pamje shihet se është e tronditur, teksa dy persona të tjerë i afrohen për ti ofruar ndihmë.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do t’ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjar i juaji.

Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejt, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, shkruan Nikqi krah videos.

Të fundit

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u...

Piku i sezonit turistik, euro nis dobësimin përballë lekut/ Ja me sa po shkëmbehet

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane. Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që...

Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Një djathë Cabrales i pjekur në një shpellë për 10 muaj, mori notat më të larta në një konkurs në Spanjë dhe fitoi një...

E pazakontë në Kurbin, 62-vjeçari denoncon humbjen e të fejuarës së djalit!

Një 62-vjeçar ka denoncuar humbjen e të fejuarës së djelit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit, teksa vjehrri i është drejtuar Komisariatit...

Gjenevë/ Shqipëria merr çmimin ‘WSIS Prizes 2025’ për kategorinë ‘e-Government’

Shqipëria ka marr çmimin “WSIS Prizes 2025” për kategorinë “e-Government” në Gjenevë. Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e...

Lajme të tjera

Web TV