Gjiknuri në Selanik: Kemi mbetur vetëm, Berisha dhe Meta jashtë loje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka qenë dje në Selanik ku në prag të zgjedhjeve lokale ka zhvilluar takim me strukturat atje. Gjiknuri tha se PS mbetet e vetëm alternativë për Shqipërinë. Ai tha se shqiptarët që jetojnë në Iltali dhe Greqi nëse do të jenë aktivë në votë, përcaktojnë fatet e zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale po vijnë. Fillimi i vitit 2023 është një vit elektoral për Shqipërinë ku do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie. E ndërkohë që bëhen përgatitjet, përfaqësia e Partisë Socialsite ka kaluar kufinjtë për tu takuar me emigrantët e Selanikut. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar edhe nga deputeti i Korçës Niko Peleshi zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Selanik. Teksa i informoi për zhvillimet në Shqipëri, Gjiknuri theksoi se kjo mazhorancë ka bërë shumë për shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe për komunitetin në Greqi. Ai theksoi se alternative politike përballë përfaqësohet nga Saliu dhe nga Iliri të cilët i kanë shkaktuar shumë fatkeqësi këtij vendi. “Po bashkohen Saliu me Ilirin. E vjetra janë ata, fatkeqësi që i vijnë nëpër këmbë këtij populli. Ti nuk i ndryshon dot mendjen. Ai është një fakt me të cilin ne duhet të merremi këtej e tutje.  Kjo qeveri ka bërë shumë. Puna është: a jemi ne më të zotët? A jemi ne më të mirët? Besoj se po. A duhet të ishim ne, shumë më të mirë? E mira nuk ka kufi. Por mendoni se çfarë keni nga krahu tjetër! Ju, si edhe shumë shqiptarë të tjerë, duhet të jeni barrierë e çdo lloj të papriture, që vetëm dëm i bën Shqipërisë”, tha ai. Numri dy i socialistëve nënvizoi se PS i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emigrantëve. Gjiknuri shtoi më tej se ka qenë pikërisht PS ajo që ka punuar fort që emigrantët të fitojnë të drejtën e votës dhe të jenë një zë i rëndësishëm në vendimmarrje. “Për diasporën është bërë shumë. Fakti që Partia Socialiste luftoi fort për ta përfshirë votën tuaj, për ta bërë pjesë, për ta lehtësuar që të votoni këtu ku jeni, do t’ju bëjë faktor të rëndësishëm. Jeni me mijëra e mijëra këtu në Greqi dhe Itali. Imagjinoni sikur 40 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi, të jenë aktivë në votë, ju përcaktoni fatet e zgjedhjeve”, tha ai. Gjiknuri ftoi komunitetin shqiptare që jeton dhe punon në Greqi për një pjesëmarrje më të madhe në jetën politikë, teksa theksoi se te PS do të gjejnë gjithnjë një derë të hapur. “Aktivizimi i njerëzve në politikë mund të sjellë dobishmëri në dy drejtime: Së pari në drejtimin që të ndikoni më shumë në politikën shqiptare dhe Partia Socialiste ju mirëpret krahëhapur. E dyta, jam i bindur që një pjesë e juaja, që janë me dyshtetësi greke dhe shqiptare, duke pasur aktivizëm politik, do të ndikojë tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Ne po luftojmë shumë si qeveri të bëjmë njohjen reciproke për kontributet e sigurimeve shoqërore për pensionet”, nënvizoi Damian Gjiknuri.

Të fundit

Themeluesi i Playboy pagoi 75 mijë dollarë për t’u varrosur pranë Marilyn Monroe

Pavarësisht se nuk e takoi kurrë personalisht, Hugh Hefner zgjodhi që 25 vjet para vdekjes së tij të prenotonte...

“Squid Game”/ Zbulohet data e premierës së sezonit 3

Sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të transmetohet më 27 qershor, njoftoi Netflix. Lajmi u zbulua në një event të Netflix, së bashku...

Gjendet në rezervuar trupi i 54-vjeçarit të zhdukur prej ditësh

54-vjeçari V. L. i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës.

Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takonin Metën në qeli? Reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri...

Shpërthen në flakë makina tek Unaza e Madhe, mbërrin në vendngjarje zjarrfikësja

Një mjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme tek Unaza e Madhe, në dalje të Paskuqanit. Në pamje shihet se mjeti është shkrumbuar thuajse...

Lajme të tjera

Web TV