Xavi tërbohet pas humbjes nga Interi: “Është një padrejtësi, gjyqtarët duhet të flasin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte “tërbuar” pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, duke e konsideruar si “një zemërim” vendimet e VAR-it për anulimin e golit dhe më vonë mos dhënien e penalltisë për skuadrën e tij.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në Giuseppe Meazza falë një goli të bukur nga distanca nga mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.

Edhe pse Barça dominonte me posedimin e topit, ata kishin pak mundësi reale për shënim, duke rrezikuar vetëm me anë të Ousmane Dembeles.

Pedri e dërgoi më vonë topin në rrjetë, por ai gol u anulua pas rishikimit të VAR-it sepse Ansu Fati kishe luajtur me dorë brenda zonës.

Polemika e vërtetë erdhi në ndalesa, pasi një krosim i Dembeles dukej se goditi dorën e Denzel Dumfries, dhe VAR vendosi pas një kontrolli shumë të gjatë të mos akordonte asgjë dhe Xavi i ‘tërbua’.

“Jam i indinjuar dhe i zemëruar nga situata që duhet të përjetonim. Nuk ka asnjë fjalë për këtë veçse një zemërim”, u ka thënë fillimisht Xavi gazetarëve pas ndeshjes.

“Është një padrejtësi. Unë thashë tashmë dje se gjyqtarët duhet të shpjegojnë vendimet e tyre. Nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Gjyqtarët duhet të flasin, kjo do të ndihmojë në humanizimin e tyre si dhe për të sqaruar gjërat”.

“Për sa më përket mua, prekja me dorë është shumë i qartë. Prandaj, vendimet e gjyqtarit kanë qenë vendimtare.”

Pas kësaj, Xavi pranoi se Barcelona ishte shumë nën standardet e saj të zakonshme në këtë përballje të Ligës së Kampionëve, gjë që e lë Interin në vendin e dytë pas liderëve të Bayern Munich.

“Ne u zgjuam shumë vonë, vetëm në fund, por nuk i konkretizuam rastet tona. E dinim që gjuajtja e Calhanoglu nga jashtë zonës ishte një nga pikat e tyre të forta, por ne kemi ende tre finale në këtë grup”.

Lexo edhe :  Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

“Situata është komplekse dhe ne duhet të përpiqemi ta kthejmë atë në rrugën e duhur. Realiteti është se ne kemi dy ndeshje të rëndësishme për të luajtur në shtëpi dhe duhet t’i luajmë ato me më shumë intensitet dhe një ritëm më të lartë”.

“Këtë mbrëmje na mungonte ritmi që kërkon Liga e Kampionëve. Ne nuk ishim në nivel në pjesën e parë dhe vendimmarrja jonë ishte gjithashtu e dobët. Është për të ardhur keq, ne merituam të paktën një barazim”, përfundoi trajneri i Barçës.

Të fundit

Përse Ben Blushi ka të drejtë

Ilir Yzeiri Dje shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi botoi shkrimin «Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona ?», fillimisht në profilin...

“Vuloset” lista e Tiranës, ja deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e...

Denoncimi/ Ja si Rakip Suli po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë

Partia e Lirisë denoncoi sot publikisht kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, se po bën tenderime luksi për zyrat e reja të Bashkisë, duke shembur stadiumin...

Universiteti Bujqësor: Një Model për Arsimin e Lartë dhe Një Zgjim për Homologët

Nga Fejzo Subashi. Në një klimë ku besimi ndaj institucioneve publike shpesh zbehet dhe akademia shqiptare në shumë raste vuan nga një plogështi e pafalshme,...

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në...

Lajme të tjera

Web TV