Ancelotti i kthehet Xavit: “E lehtë të thuash se Championsin nuk e fitojnë më të mirët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, iu përgjigj deklaratave të homologut të tij të Barcelonës, i cili theksoi se Champions League nuk fitohet gjithmonë nga më i forti.

“Gjithmonë kam preferuar të fitoj Champions League. Kampionati është shumë i rëndësishëm, por Champions është kompeticioni më i rëndësishëm. Janë të ndryshme: kampionati ka 38 ndeshje, ndërsa Championsi shumë më pak. Detajet e vogla kanë shumë rëndësi në Evropë, por nuk ka të bëjë fati. Kur flet për fat, je duke fshehur problemet e skuadrës tënde dhe meritat e kundërshtarit. Mua më ka ndodhur që të më kenë shënuar 3 gola në 6 minuta në Champions, por edhe që kam shënuar dy gola në një minutë. Këto detajet e vogla kontrollohen me një mentalitet shumë të fortë, por me mentalitet grupi dhe jo individual”, tha Ancelotti.

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, u shpreh kështu në prag të sfidës ndaj Interit: “Më duket se Leo Messi tha që Championsin nuk e fiton gjithmonë më i miri dhe mendoj se ka të drejtë. Kampionati është më i drejtë”.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV