‘Të dyshuarit e policisë’, në listën e hakerave Stresi, Noizy dhe…Sazan Guri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një listë e publikuar nga hakerat iranianë, dhe që u pretendua se ishte pjesë e sistemit MEMEX por që u përgënjeshtrua ashpër nga autoritete shtetërore, kishte emra të të dyshuarve të policisë.

Por në 49 file-t e publikuara me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”, ka edhe shumë emra të tjerë të jetës publike në vend. Në listën e hakerave gjenden edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi. Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri.

Në listë gjendet edhe Voltana Ademi, ish-deputeti i PD Korab Lita dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjithashtu edhe gazetarë si Armand Shkullaku apo edhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Në materialet e publikuara, hakerat iraniane pretendojnë se gjenden të dhënat e mbi 105 mijë personave. Në një reagim zyrtar policia e shtetit e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke theksuar se të dhënat nuk kanë rrjedhur nga sistemi MEMEX. Mes emrave të listës misterioze të publikuar nga hakerat iranianë përfshihet edhe këngëtari i muzikës popullore Spartak Xhaferri, i njohur për këngën e titulluar “Qejf o qejf o qerrata”.

Kujtojmë se policia dhe Qeveria ka mohuar kategorikisht që kjo listë të jetë MEMEX. Në fakt, në listën e publikuar nga hakerët iranianë, nuk kuptohet se ku e ka origjinën kjo database. Ka dhe një element të dukshëm në krye të çdo faqeje me fotot e të pretenduarve qytetarë të dyshuar, ku shkruhet në anglisht: Albanian suspects (Shqiptarët e dyshuar). Nëse database do të ishte e Policisë Shqiptare dhe në të janë emra të shqiptarëve të dyshuar, përse dokumenti duhej të ishte në gjuhën angleze.

Të fundit

Valbona Selimllari tregon arsyen përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike

Ish-misi Valbona Selimllari në një intervistë të sajën ka treguar arsyen se përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes...

I zhdukur prej disa ditësh nga banesa, babai denoncon në polici humbjen e të birit

Një 26 vjeçar raportohet i zhdukur. Ka qenë babai i tij që ka bërë denoncim në komisariatin e policisë nr.4 se i biri është...

Veliaj homazhe pranë memorialit ‘Nënë Shqipëri’ në nder të ‘5 Majit’: Lavdi dëshmorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi pranë memorialit “Nënë Shqipëri” të rënët dëshmorë për lirinë e atdheut. Të pranishëm ishin edhe autoritetet më...

Shkaktoi vetëmbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij, zbardhen detajet e rënda

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergys Arrazi ushtronte dhunë në familje dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare...

DETAJET shokuese/ Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Behet me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë...

Lajme të tjera

Web TV