Hapet thirrja për 50 psikologë për qendrat shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, ministrja Ogerta Manastirlu bashkë me mjekë dhe profesionistë të shëndetit publik kanë zhvilluar një aktivitet me mësueset, prindërit dhe nxënësit e gjimanzit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

“Sot çdo grua mundet që të bëjë mamografinë falas në spitalet e vendit. Çdo spital rajonal sot ka mamografi. Ne Tiranë kemi rinovuar mamografinë në Poliklinikën Qëndrore por edhe në Spitalin Onkologjik gjithashtu është funksionale mamografia. Ndërkohë që nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm ne jemi në të gjithë vendin përgjatë gjithë vitit për të bërë të mundur që gratë në zonat periferike, jo në zonat rurale të kenë akses në shërbimin e mamografisë”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Manastirliu bëri me dije se është hapur thirrja për punësimin e 50 psikologëve, për një vëmendje socio-shëndetësore ndaj çdo pacienti.

“Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Kujdesit Parësor, ne kemi vendosur një objektiv për të riorganizuar kujdesin parësor dhe për t’i dhënë fokus më shumë integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore. Ndaj, duke fillluar nga dita e sotme ne kemi hapur thirrjen për aplikim për 50 psikologë, të cilët do t’i atashohen 50 qendrave tona shëndetësore, për të adresuar çështjet e shëndetit mendor, për të adresuar çështje të cilat në komunitet kanë një rëndësi parësore, që lidhen direkt me mirëqenien psiko-sociale, psiko-emocionale dhe gjithashtu mbështetjen që duhet të ofrojnë profilet e punonjësve, si psikologë apo punonjës social në strukturat e kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV