Bashkimi i PD/ Tym gri në selinë blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të mandatuarit demokratë me “qëndrime të kundërta”, Edi Paloka nga Grupimi Berisha dhe Gazmend Bardhi nga Grupimi Basha, pas takimit për më shumë se një orë nuk arritën në dakordësi. Palët pritet të takohen sërish për të shkuar në një marrëveshje të mundëshme përsa i përket bashkimit dhe bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhëshme lokale. Grupimi Basha i kushtëzuar nga Primaret e Berishës.

Ende nuk ka një vendim dakordësie mes dy grupimeve, brenda të njëjtit grup, për vendosur se si do të shkojnë në zgjedhjet lokale: të ndarë apo të bashkuar. Edhe pse duket sikur do të shkohet në një bashkëpunim pa kushte, kushti i Berishës mbetet vendimtar sa i takon primareve. Megjithatë ditën e djeshme pati një takim mes të deleguarve të dy grupimeve atë të Enkelejd Alibeajt, Gazmend Bardhit dhe atë të Sali Berishës, Edi Paloka. Takimi i parë negociues mes dy grupimeve në PD, për gjetjen e një dakordësie që do të mundësonte daljen në zgjedhje me një kandidat të përbashkët. Paloka dhe Bardhi evituan si selinë qendrore të PD-së, që preferohej nga grupimi Berisha, ashtu edhe kryesinë e Kuvendit që preferohej nga grupimi Alibeaj. Ngërçi u zgjidh me një opsion të tretë, tipik të shoqërisë sonë: zgjedhja e dyshes negociatore ishte një kafe larg atyre të bulevardit kryesor të Tiranës, që tërheqin vëmendjen. Takimi zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta, por pa rezultat konkret, por edhe pa prononcime “të këqija”. Një paqe në heshtje, që do të flasë shumë shpejt. Pas bisedës me kolegun e partisë, Paloka u tregua optimist për gjetjen e një formule që do të bashkonte demokratët në zgjedhjet vendore të 2023. “Ju thashë kur të kemi diçka për ju, do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë më një kandidat”, deklaroi Paloka.

Reagimi i Bardhit pas Grupit

I mandatuari nga Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi tha pas mbledhjes së grupit se takimi ka qenë me frymë të plotë mirëkuptimi. Ai theksoi se njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces dhe se do duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. “Nuk do të zbardh më detaje duke i kërkuar ndjesë opinionit publik. Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë të plotë mirëkuptimi. Asnjëri nuk ka pasur një qëndrim për një çështje të caktuar. Kemi shkëmbyer thjesht mendime. Njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën dhe për të bashkëpunuar në mënyrë të sinqertë dhe këtë proces e dëmton vetëm njëanshmëria. Ai deklaroi më tej se do duhet të gjendet një kandidat jo vetëm i përbashkët, por fitues për zgjedhjet vendore. “Nuk e kam ndjekur procesin e z.Berisha dhe besoj se as ai nuk e ka ndjekur procesin në mbledhjen e sotme. Do duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Jo vetëm një kandidat të përbashkët, por fitues. Takimi ishte tërësisht informal, një kafe pune mes dy kolegësh. Ishte një takim informal mes kolegësh të mandatuar për të gjetur rrugë për bashkëpunimin e demokratëve. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD-së i shpallur të hënën që shkoi ka qenë që të jemi të gatshëm të nisim punë që atë ditë”, tha Bardhi.

Lexo edhe :  Qeveria ndryshon ligjin e pronave, zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin

Qëndrimi i Alibeajt

Enkelejd Alibeaj tha se qëllimi është që në zgjedhje të dilet me një kandidat të përbashkët e mbi të gjitha fitues. Ai ka sqaruar se qëllimi i takimit ka qenë vënia në dijeni të grupit mbi takimin që Gazment Bardhi pati me Edi Palokën, të dy të mandatuar për dialog me qëllim bashkimin e PD. “Para një jave në një diskutim të grupit ramë dakord që jemi të prirur për zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat, është në interes të demokratëve. Synimi është ai që përcakton dhe instrumentin. Duam ne një kandidat të vetëm që të jetë fitues dhe instrumenti duhet të jetë proporcionalisht i tillë t’i shërbejë këtij qëllimi. Mënyrat janë pa fund”, tha ai.

Takimi Bardhi-Paloka/ Gazmend Oketa: Si pazare individuale

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka komentuar takimet mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, duke thënë se ngjajnë si pazare individuale. Oketa u shpreh se ishte e pavend që ata u takuan në një kafene. Sipas tij, duhet të mblidhen të gjithë deputetët e PD-së për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e partisë. “Referuar ngjarjeve të sotme, me thënë të drejtën pritshmëritë e mia ishin më të larta sesa kaq. Më duket e pavend, që së pari takime të tilla të zhvillohen në kafene. Së dyti, më duket akoma më pavend që të mos mblidhen të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, me një transparencë, me një diskutim të hapur të gjejnë një zgjidhje. Takime të tilla, midis dy individëve kokë më kokë, ngjajnë si pazare individuale sesa realisht një zgjidhje konkrete. Që të dalë nga takimi kryetari i Këshillit Kombëtar, të deklarojë se nuk ka asgjë që të thotë sot, por duhet të presim nesër, një deklaratë as politike, as që ndihmon zgjidhjen”, tha Oketa. Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Të dy qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës këtë të martë. Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.

 

Të fundit

Veliaj përmes Inteligjencës Artificiale: S’kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj...

E papritur në Big Brother, Egli Tako ndërpret garën! Zbulohet arsyeja

Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother! Sipas asaj që raportohet nga Big Brother, është marrë vendimi që banorja të ndërpresë menjëherë garën, për...

50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11 majit

Nga Ylli Pata Administrimi politik i votës së shqiptarëve, ka krijuar gjithë këtë tranzicion tridhjet e ca vjeçar, një koncept partiak të prioriteteve që vendosen...

Katolikët nisin Kreshmen/ Papa mungon në ceremoni, vazhdon trajtimin në spital

Kisha Katolike hapi të mërkurën sezonin solemn të Kreshmës që i paraprin Pashkës, pa pjesëmarrjen e Papa Françeskut. Një kardinal zuri vendin e Atit të...

Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050

Studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) parashikon një rritje dramatike të obezitetit dhe mbipeshës në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke...

Lajme të tjera

Web TV