Përfundon Maratona e Tiranës! Njihuni me fituesit për secilën kategori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.

“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe  jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina. Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori. Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe dua të dëgjoj gjithë entuziazmin tuaj, për ditën më të bukur të Tiranës në vitin e rinisë dhe me shpresë vitin tjetër kryeqyteti evropian i sportit. Faleminderit nga zemra!”, u shpreh Veliaj.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych
Vendi i dytë: Dario Ivanovski
Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Valentyna Veretska
Vendi i dytë: Natalia Semenovych
Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk
Vendi i dytë: Tirron Mamusha
Vendi i tretë: Mazerski Bartosj

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Naile Seferaj
Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher

Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Nicolo Bedini
Vendi i dytë: Musa Hajdari
Vendi i tretë: Astrit Kryeziu

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Gresa Bakraqi
Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk
Vendi i tretë: Redia Dauti

Në kategorinë “We Too” tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Safet Planger
Vendi i dytë: Erblin Karaj
Vendi i tretë: Bajram Tirana

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Elona Qollaku
Vendi i dytë: Bujana Baballeku
Vendi i tretë: Llambrini Papa

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në akset e mëposhtme:

–   Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi’, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjon Luli”, rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

2.1 .Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

–  Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga Elbasanit, rruga ”Luigj Gurakuqi”, rruga e Dibrës, rruga e Barrikadave, rruga “Mine Peza rruga e Kavajës nga Ura teknologjike deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”, kryqëzimin e rrugës së Elbasanit dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime te detyruara :përkatësisht djathtas dhe majtas.
– Në kryqëzimin e rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës, drejtime te detyruara ne funksion të pezullimit të qarkullimit ne segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.
– Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
– Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion te pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës së Durrcsit.
– Ne kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion te pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës së Kavajës.
– Ne rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
– Ne kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime te detyruara ne funksion të pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje ne rrugën “Ibrahim Rugova”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frasheri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime te detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje ne rrugën “Ibrahim Rugova”.
–  Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim te detyruar ne funksion te pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Lexo edhe :  Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht

2.2. Itinerari i lëvizjes-së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
-Linja Nr. l/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 2 ‘Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës se “Elbasanit”.
– Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I”.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – “Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. I0/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharre” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharre” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 14 Unaza pezullohet përkohësisht.
-Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

 

Të fundit

“Është kolegia ime…”/ Banori i BBV 4 në proces divorci: Kam një vajzë të vogël

Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më...

Shenjat e horoskopit që nuk bëjnë kompromis me të vërtetën!

Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të dyshoni për dikë, kjo është e vërteta e tyre! Disa shenja, pra, njihen për...

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse!

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës dhe PD-së sa i përket denoncimit të tenderit të...

Mbyllja e TikTok/ Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Tik Tok lidhur me vendimin për mbylljen e kësaj platforme. Rama thekson se ndalimi i Tik Tok për të...

Kjo është PD-ja…

Nga ARTUR AJAZI E mbani mënd kur ndërkombëtarët, europianët dhe amerikanët kërkonin në 1999, firmosjen e Mareveshjes së Rambujesë, mes ish-RFJ dhe Kosovës ? Një...

Lajme të tjera

Web TV