Fasha 800 kilovat/ Rritja e çmimit të energjisë, qeveria në mëdyshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Enti Rregullator i Energjisë Elektrike vendosi që çmimi të rritet për abonentët që kalojnë mbi 800 kilovat orë në muaj, duke nisur nga 1 nëntori, fjala e fundit i mbetet qeverisë. Pritet që brenda një jave të dalin me qëndrim zyrtar për këtë çështje të ndjeshme që prek buxhetin e familjeve.

Vendosja e fashës 800kw/h për energjinë elektrike është kthyer në temën kryesore të debatit me interes publik. Qeveria duket e pavendosur për sa i takon rritjes së energjisë elektrike për ata që e kalojnë fashën 800 Kw dhe kjo duket nga deklaratat e prera të ERE dhe pastaj nga zbutja që qeveria i bën lajmit. Enti Rregullator i Energjisë ka lënë në fuqi vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor. Sipas njoftimit të saj, mbi 71 mijë familje që tejkalojnë fashën prej 800 kw/h në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë kilovatorin nga 9.5 që është aktualisht. Rritja e çmimit të energjisë, prek të gjitha ato familje, që aktualisht paguajnë mbi 9 mijë e 200 lekë në muaj. Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht rritjen e çmimit mbi fashën 800kwh në muajin nëntor, pas publikimit të disa informacioneve në media. Por dje, Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka bërë një reagim në Twitter, ku shkruan se faturimi i energjisë fillon pas javës së parë të muajit. Ajo thotë se Shqipëria nuk ndodhet në një situatë të mirë hidrike me një nivel të ulët në Fierzë. Balluku thotë se qeveria do të analizojë çdo detaj para vendimit për fashën mbi 800kw/h. “Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kw/h”, shkruan Belinda Balluku. Pra qeveria kërkon edhe një herë kohë që të analizojë situatën hidrike. Kjo duke si një dorëheqje që Qeveria po i bën kësaj “nisme”. Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritej që të behej që në muajin tetor, por ky afat u shty për shkak të reshjeve të bollshme që pati dhe u rrit niveli i kaskadës. Fakti që qeveria po e shtyn afatin duket sikur po mban në presion shoqërinë për të kursyer energjinë elektrike. ERE dhe në muajin shtator njoftoi që do të rritet çmimi i energjisë. “Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti, por kjo nuk u zbatua nga Qeveria.

Të fundit

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në...

Lajme të tjera

Web TV