“Zot na ruaj”/ Serbia “kërcënon” Kosovën për targat: Ushtria është në gatishmëri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja e targave ka qenë gjithmonë ‘burim konflikti’ mes Kosovës e Serbisë. Sakaq ditën e sotme ka nisur zbatimi i masave për reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Nisur nga kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrje të afatit, qeveria e Kosovës ka vendosur që nga sot deri më 21 nëntor të gjithë pronarët e makinave me targa serbe në Kosovë vetëm të qortohen dhe t’u tërhiqet vëmendja që të shkojnë dhe të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS.

Mirëpo, i menjëhershëm, ka qenë reagimi i Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka kërcënuar Kosovën, duke thënë se nuk frikësohet nga situata në Kosovë, por se është i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm.

Ai u shpreh se Serbia është e përgatitur për të gjitha skenaret dhe se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç ushtria është në gatishmëri.

“Vijat tona të kuqe janë: nuk ka Stuhi, Vetëtimë, jo 2004. Nëse ndodh një pogrom i serbëve, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate”, tha ai.

“Serbia nuk dëshiron destabilizimin e rajonit. Ajo nuk dëshiron, Zoti na ruajt, konflikte apo luftëra. Ne bëmë më shumë luftëra sesa duhej të kishim në shekullin e 20-të. Por administrata në Prishtinë duhet ta dijë se dëshira jonë për paqe, dialog dhe kompromis nuk është shenjë dobësie. Dhe nuk është kërcënim për askënd, ne nuk luajmë me ato gjëra. Këto nuk janë lojëra lufte! Ky është mesazhi i një shteti të përgjegjshëm. Kjo është një ftesë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve. Serbia nuk do të jetë thes i grushtimit”,  shtoi ndër të tjera.

 

Të fundit

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si...

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës. Apostol Zhupa...

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve!

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për...

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me shum kete KOD me disa...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Lajme të tjera

Web TV