Gjici ndërron mendje për Gegën, trajneri i ri pritet të vijë nga trajnimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se skuadra e Kukësit nuk do të vazhdojë me Skendër Gegën në pankinë. Janë të dhëna të tjera që kanë bërë me dije se në fakt trajneri i ri i Kukësit, sipas preferencave të presidentit gjendet në Spanjë dhe ai është një emër i njohur i futbollit në vend. Përgjatë gjithë ditës së sotme është pritur prezantimi i Gegës po në njoftim të klubit gjërat kanë ndryshuar. Dhe për pak ditë këtë skuadër do e drejtojë përkohësisht Rrahman Hallaçi derisa trajneri i ri të kthehet nga trajnimi.

Kështu Skënder Gega dhe Kukësi ndalen sërish tek detajet, ish-trajneri i Partizanit dhe klubi verilindorë nuk arrijnë të konkretizojnë me një marrëveshje zyrtare negociatat që nisën menjëherë pas shkarkimit të Shpëtim Duros. Prezantimi i Gegës ishte programuar për këtë të diel në orën 16:00, prezantim i cili do të bëhej nga vetë presidenti i nderit, Safet Gjici.

Urdhër i dytë shfuqizon të parin dhe me një njoftim për mediet, klubi i Kukësit ka njoftuar se trajneri i ri nuk do të prezantohet por ekipin do ta drejtoj provizorisht Rrahman Hallaçi. Ish-kapiteni rikthehet shumë shpejt në klubin ku arriti gjithçka, një ikonë që qetëson tifozët.

Janë disa burime, jo zyrtare që bëjnë me dije se trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi, të paktën kjo është preferenca e parë e presidentit Gjici. Nëse gjëra nuk ndryshojnë në momentin e fundit, ashtu siç ndodhi dhe me Gegën, prezantimi i Shehit do të bëhet menjëherë sapo ish-trajneri i Skënderbeut të kthehet në Shqipëri. n.k/Fjala.al/

Të fundit

PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Berisha: Skenarin do e shpallim nesër

Opozita po duket më e çorientuar se kurrë në strategjitë e saj, por edhe në planifikimet politike që pretendon,...

A jeni në listë? 4 shenjat e zodiakut që hanë më shumë kur janë të stresuar

Stresi i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, disa bëhen hiperaktivë, të tjerë tërhiqen dhe disa… e hedhin te ushqimi! Nëse ndiheni sikur...

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier...

“Ja ky…”/ Jul Deda nuk ndalet i nxjerr ‘bojën’ Gjestit , publikon videon e papritur

Gjesti dhe Bani hynë bashkë në tualet, duke rrezikuar të përfundojnë në nominim kokë më kokë. Ishte Gjesti ai që e nxiti këtë situatë, për...

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve nga jashtë për rastet kur...

Lajme të tjera

Web TV