Përgjysmohen oraret? Mbaron subvencionimi, transporti urban në krizë:Nëse qeveria s’na…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti urban në Tiranë duket se është zhytur në kaos të vërtetë. Rritja e çmimit të naftës bëri që të përgjysmohet kapaciteti, me arsyetimin se kostot janë të papërballueshme për sa kohë nuk ka rritje të kostos së biletës.

Me përfundimin e paketës së dytë të ndihmës së qeverisë, sektori i transportit ka thënës se nuk përballojnë dot vijimin e shërbimit minimal dhe as pagesën e punonjësve.

Këtë ia thanë qeverisë përmes një letre, ndërkohë që në intervista mediatike bëjnë me dije se nëse kjo e fundit nuk i përgjigjet do të përgjysmojnë oraret e autobusëve në qarkullim.

KËRKESA

Me përfundimin e paketës së dytë mbështetëse për kapërcimin e krizës së çmimeve, operatorët e transportit kërkojnë miratimin e ndihmës së radhës.

Dy shoqata, ajo Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i kanë nisur një letër Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, në të cilën thonë se janë në situatë emergjente pasi nuk përballojnë dot çmimin e lartë të karburantit dhe pagesat e punonjësve.

“Çmimi i naftës është shumë i lartë dhe konsumi ynë bazuar në numrin e mjeteve në treg për kryerjen e veprimtarisë së transportit/frekuencën e kërkuar është shumë i lartë dhe automatikisht sjell dhe kosto shtesë, duke bërë që operatorët të operojnë në humbje ose në mungesë fitim.

Gjendja e operatorëve që pas krizës Covid-19 ka qenë në situatë të vështirë, ku operatorët kanë pasur vështirësi edhe në pagimin e detyrimeve të stafit të lindura nga kontrata e punës apo pagimin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të tyre”, citohet në letrën e shoqatave.

Në këto kushte, shtojnë ata, rritja e cilësisë së shërbimit dhe korrektesia në orare janë më të vështira për t’u arritur, duke mos përmendur shkurtimin e flotës urbane në qarkullim. Ndaj, kërkohet mbështetje financiare, e madje edhe më e madhe se dy të parat për të pasur rritje të cilësisë e jo vetëm ofrim shërbimi.

Lexo edhe :  Atentati ndaj biznesmenit/ Bujar Nasufi u vra në sy të bashkëshortes

Në 31 tetor përfundoi paketa e dytë 3-mujore e rimbursimit me 100 lekë për litër nafte të shpenzuar për kompanitë e transportit publik, ndërkohë që paketa e parë mbuloi shpenzimet për muajt mars-prill-maj duke lënë kështu dy muaj pa subvencion.

Tanimë, kryesore mbetet vijimësia e subvencionit, me qëllim që operatorët të kryejnë shërbimin si më përpara. Ata e pranojnë vetë këtë duke e nënvizuar në letër, por sidoqoftë kërkojnë vijimin e subvencionit për kushtet optimale që ofrojnë për funksionimin e shërbimit.

“Ky kompensim nuk ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe as nuk ka ofruar një ndihmë të mjaftueshme për ta”, nënvizohet në letrën drejtuar qeverisë, firmosur nga dy kryetarët e shoqatave, Dashnor Memaj dhe Kostandin Foni.

Shenjat e para të krizës u dhanë që në ditët e parë të këtij muaji, me shkurtimin e flotës në qarkullim dhe rrallimin e frekuencës së autobusëve. Dhjetëra udhëtarë, sidomos në orët e pikut, mbeten në pritje të gjata të urbanëve, duke rrezikuar çdo ditë orarin e punës.

Të fundit

Shkëmbehet puthja e parë në ‘Big Brother VIP 4’ (video)

Pas tensionit që Loredana dhe Jozi patën mes tyre, ku ky i fundit tentoi ta puthte me forcë në...

“TikTok rrjeti më i fuqishëm”/Eksperti i IT-së zbulon kush fshihet pas apliakcionit kinez

Tomi Kallanxhi, ekspert i IT-së foli mbi përdorimin e aplikacionit Tik Tok duke theksuar dhe se çfarë e bën atë të veçantë nga platformat...

E rëndë në Tiranë/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, humb jetën një person

Këtë të shtunë rreth orës 00:10, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas informacioneve, një kabinë elektrike ka marrë...

Rroftë Trump, poshtë Kushner!

Nga Skënder Minxhozi Kjo është vetëm njëra dilemat e mëdha që turbullojnë këto orë PD e sotme dhe kryetarin e saj. Të tjera dilema, nëse...

“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama: Gjermania është bërë e vështirë për emigrantët

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës. Mes diskutimeve...

Lajme të tjera

Web TV