Amnistia fiskale, Balla: Askush nuk na bën dot presion, por na duhen para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të PS në Kuvend, Taulant Balla, është shprehur këtë të hënë se Shqipërisë nuk i bën dot askush presion për Amnistinë Fiskale. Sipas tij, Qeveria po punon me ekspertët e Bashkimit Europian për të nxjerrë një draft final.

Sipas tij, shumë vende të BE e kanë bërë vetë këtë amnisti, ndaj Shqipëria ka zgjedhur këtë moment për të shkak se nevojiten para, ndikuar nga situata e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Shqipërisë nuk i bën dot presion askush. Nevoja për amnisti fiskale është çdo ditë dhe më e madhe. Në vendet e BE kjo ka ndodhur. Në kushtet, edhe në Shqipëri, sikur vende të tjera, në kushtet e luftës, na duhet të sigurojmë të ardhura shtesë.

Dua ta përshëndes vendimin e Qeverisë për të përfshirë taksën për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Ne do punojmë me ekspertët e BE, për të konsoliduar një draft final për të adresuar të gjitha rekomandimet. Pra, nuk bëhet fjalë për presion. Interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve është interesi themelor në punën tonë të përditshme. Një ligj për Amnisti Fiskale është një domosdoshmëri për t’u ndarë nga vitet e tranzicionit.

Për ne, mbetet prioritet miratimi sa më shpejt të jetë e mundur, një variant përfundimtar për amnistinë fiskale”, u shpreh Taulant Balla.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV