Protesta e opozitës, ambasada amerikane del me njoftimin urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar qytetarët e saj të cilët jetojnë në Tiranë të shmangin ditën e sotme rrugët në cilat është paralajmëruar se do të mbahet protesta e lajmëruar nga opozita.

Qytetarët amerikanë u këshilluan të informohen për zhvillimet në lidhje me tubimin dhe të mos qarkullojnë pranë rrugëve përreth Kryeministrisë dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku pritet të mbahet protesta.

Njoftimi i ambasadës:

Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.

Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00

Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

 

Të fundit

Katy Perry, romancë me ish-kryeministrin e Kanadasë?

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak...

Aksident në Bulevard, plagoset një person, policia në vendgjarje

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". I plagosuri është dërguar me...

Trump dhe tarifat e tij vënë në alarm industrinë farmaceutike në Europë

Prodhuesit e mëdhenj të ilaçeve në Bashkimin Evropian kanë reaguar me shqetësim ndaj vendimit të fundit të administratës Trump për të vendosur një tarifë...

FMN: Ngrihen parametrat e rritjes ekonomike për vitet 2025 e 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje më të fortë ekonomike globale se parashikimi i bërë në prill, pjesërisht për shkak të zbutjes së...

SPAK i sekuestroi celularin, Kushtetuesja i jep të drejtë Onejda Ymerit: U cenua liria

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e...

Lajme të tjera

Web TV