“Taksistët e vdekjes”/ Italia ‘paralajmëron’ Francën: Do dërgojmë trupat tanë në kufi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata mes Francës dhe Italisë, momentalisht është shumë e tensionuar. Kjo pasi një anije që transportonte qindra azilkërkues të shpëtuar në Mesdheun qendror u ankorua në portin francez të Toulon pas gati tre javësh të lënë në det të hapur pasi qeveria Meloni nuk jepte autorizm për zbarkimin e tyre në portet italiane. Qeveria franceze e quajti Italinë “të papërgjegjshme” dhe “çnjerëzore” që nuk i erdhi në ndihmë anijes.

Në një intervistë për Messaggero, zëvendësministri i Jashtën italian Edmondo Cirielli shpjegon qëndrimet e tij për sulmet e marra së fundmi nga Franca dhe mbi të gjitha se cili është qëndrimi i Italisë në lidhje me kontrollet e intensifikuara nga Parisi në kufirin mes Francës dhe Italisë: “Duket si një mburrje. Nëse ne arsyetuam në të njëjtën mënyrë, ne duhet të dërgojmë forcat e sigurisë në kufi për të parandaluar rikthimet e paligjshme në Itali. Ne preferojmë të flasim dhe t’u përmbahemi marrëveshjeve.” Më pas ai flet për lëvizjet e radhës të Italisë edhe në frontin europian: ” Ne do të paraqesim një qasje të kundërt në Këshillin Europian. Problemi nuk është të rishpërndajmë emigrantët, është të pengojmë që të largohen dhe të sigurohemi që ata të kërkojnë ligjërisht të drejtën në azil”.

Më pas ai i kthehet sërish qëndrimeve të Francës në kohët e fundit: “Franca ka kohë që vepron si një fuqi postkoloniale dhe ndihet përgjegjëse për zonën afrikane. Ne nuk jemi entuziastë për qasjen, por e dimë mirë natyrën e francezëve diplomaci”.

Së fundi, ai flet edhe për masat e radhës që do të merren për t’iu kundërvënë fluksit të pandërprerë të zbarkimeve: “Mbi të gjitha duam të rinisim fazën përfundimtare të saj. Kjo është kapja dhe shkatërrimi i varkave të zbrazëta të kontrabandistëve në bregdet, përpara se ata të ikin. Europa duhet t’i ndalë këta, taksistët e vdekjes”.

Të fundit

Eurodeputeti slloven nominon Elon Musk për Çmimin Nobel për Paqe

Miliarderi dhe sipërmarrësi i njohur Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për kontributin në avancimin e...

Reshjet e dendura të shiut, mungesë energjie në disa njësi administrative në Gjirokastër

Reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike kanë prekur sot Qarkun Gjirokastër, me intensitet deri në mesatar. Sipas informacioneve nga Prefekti i Qarkut...

Hirra, kura më e mirë për problemet e mëlçisë dhe pastrimin e gjakut

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin. Hirra është e...

Qeveria e Spanjës arrin marrëveshjejen me sindikatat/Rritje e re me 4.4% e pagës minimale

Qeveria e Spanjës njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me sindikatat, për një rritje të re të pagës minimale me 4.4%. Punëdhënësit janë kundër vendimit. Pothuajse...

Nuk pajtohej me postimet e saj në TikTok, babai vret vajzën 15-vjeçare

Një burrë që ishte kthyer së fundmi në Pakistan me familjen e tij nga SHBA-ja, ka rrëfyer se ka qëlluar dhe vrarë vajzën e...

Lajme të tjera

Web TV