Vjehrra i çudit të gjithë, dhuron veshkën për nusen: “E kam si vajzën time”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

44-vjeçarja Debora priste prej disa kohësh në Padova të Italisë mundësinë për transplantin e veshkës. Vjehrra e saj Annalisa i shpëtoi jetën duke iu bashkuar programit të shkëmbimit të quajtur “Deck”: praktikisht veshka e gruas shkoi te një pacient tjetër në listën e pritjes dhe nuses 44-vjeçare iu vendos një veshkë që përputhej ne orgnizimin e saj. “Ajo më do si të më kishte vajzën e saj”, ka shkruar Debora në rrjetet sociale, duke rrëfyer gjestin prekës të nënës së bashkëshortit të saj, e cila quhet Annalisa. Një donacion i papritur që Annalisa zgjodhi ta bënte pa hezitim.

Debora zbuloi në moshën tridhjetë vjeçare se vuante nga një sëmundje autoimune, glomerulonefriti Berger, një patologji që shkakton ndryshime në vlerat e gjakut dhe urinës, pra insuficiencë renale. Kjo sëmundje mund të përkeqësohet ndjeshëm, megjithëse mbahet nën kontroll nga ilaçet dhe ngadalësohet nga kortizoni. Në vitin 2018, për shkak të një gripi veçanërisht agresiv, gjendja e saj u bë më keq. Që atëherë, mjekët filluan të flasin me të për dializën dhe transplantin.

Prej dy vitesh, dy gratë i janë nënshtruar testeve specifike për të zbuluar nëse vjehrra mund të ishte një donatore e pajtueshme. Në hapin e fundit diçka nuk shkoi: në kryqëzimin përfundimtar të përputhshmërisë rezulton se antigjenet e Deborës janë aq të larta sa rrezikonin ta refuzonin veshkën e Annalisës duke e bërë atë plotësisht të papajtueshme.

Atëherë, u gjet zgjidhja tjetër. Që nga marsi 2018, programi “Deck” ka hyrë në fazën e tij eksperimentale, i konsideruar si një risi mbarëbotërore: krijohet një zinxhir i vërtetë njerëzish të papajtueshëm me donatorët e tyre përkatës, por të pajtueshëm me njëri-tjetrin. Falë programit Deck, Debora mori një veshkë nga një dhurues i cili kishte ndërruar jetë dhe në të njëjtën kohë, veshka e dhuruar nga vjehrra e saj i shkoi dikujt tjetër. “Fillimisht nuk doja të pranoja, por vjehrra ime nuk kishte dyshime: dukej krenare sikur po ndihmonte dy njerëz në vend të njërit”, thotë gruaja.

Të fundit

Tregu valutor, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot...

Një e treta e europianëve kanë provuar droga ilegale!/ Cilat vende konsumojnë më shumë?

Pothuajse një në tre europianë kanë marrë mostra drogash të paligjshme gjatë jetës së tyre, por jo çdo vend është njësoj kur bëhet fjalë...

“Çmimi i dritave do ulet” – Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët

Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”.  Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe...

Konsumoni darkën vonë? Efektet në shëndetin tuaj

Angazhimet e ndryshme shoqërore e familjare, por edhe oraret e tejzgjatura të punës janë disa ndër faktorët që detyrojnë njerëzit ta shtyjnë darkën në...

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?

Prej kur është parë që Rusia ka dështuar ta pushtojë Ukrainën në javët e para të luftës, të gjithë e kanë përsëritur vetëm një...

Lajme të tjera

Web TV