Mandati i Xhaçkës, Rithemelimi dhe PD çojnë dy kërkesa në Kushtetuese

Rithemelimi dhe Partia Demokratike kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e opozitës që të shqyrtojë papajtueshmërinë me Kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkës. Më dy kërkesa të ndryshme, PD e përçarë tashmë edhe zyrtarisht, thotë se vendimi ishte anti-kushtetues. Në një deklaratë për mediat, Gazment Bardhi, në emër të grupit Parlamentar të PD-së, tha se Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzo njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Me vendim të eprorit të saj, Rama, ministrja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronën publike për aktivitetin e tyre tregtar për fushën e hoteleri turizmit. Kjo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike. Grupi parlamentar i PD i kërkon gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.”, tha Bardhi.

Sakaq sipas Shehjat, votimi i mazhorancës ishte i turpshëm dhe shndërroi parlamentin edhe një herë në një mburojë, për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

‘Pasi e zvarrit pa fund, një ditë me parë, mazhoranca bllokoi në parlament dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë më Kushtetutën për mandatin e Olta Xhaçkës. Më këtë votim të turpshëm, mazhoranca e shndërroi parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë, për korrupsionin e qeveritarëve të saj.’- u shpreh Shehaj.

Lexo edhe :  “Sali, pastro urgjentisht PD-në”, Gjokutaj nxit Berishën: S’do na hyjë askush në derë

Nuk dihet ende se si do ta interpretojë një kërkesë të tillë Gjykata Kushtetuese, por nuk përbën logjikë ligjore që të çosh një vendim të një institucioni, i cili përmes këtij vendimi të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese një çështje, të cilën e kishte në tagër Kuvendi. Megjithatë presim argumentimin e dy PD-ve se pse do të kërkojnë anti-kushetutshmërinë e vendimit të Kuvendit.