Artan Hoxha zbulon ngjarjen tronditëse: Një shqiptar u vra në një resort luksoz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar ekzekutimin e një shqiptari, ngjarje që sipas tij është mbajtur e fshehtë dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të.

Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur në një resort luksoz më 17 korrik, por Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim. Ai tha se është përpjekur të marrë informacione, por ‘ata’ që kanë në pronësi resortin, nuk lejojnë të jepet dalë asnjë informacion në lidhje me këtë vrasje.

“Tashmë që për shtetasit e huaj mbulohet, por ke një ngjarje tjetër, ka ndodhur në mes të korrikut, është shtetas shqiptar s’ka asnjë lloj informacioni, zero, zero. Ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resortet më luksoze të Shqipërisë.

Është shqiptar, nuk është emigrant, as nga Gana e as nga Kenia. Por, ata që e administronin resortin nuk kanë dashur që kjo gjëja të dalë dhe nuk kanë folur. Unë jam përpjekur të flas me ekspertët mjeko-ligjore, me policinë, nuk ka asnjë lloj informacioni për të. Po them ka gjetur vdekjen me armë zjarri. Pse e them këtë gjë, që nuk ndodh vetëm për të huajt, por edhe për shqiptarët. Kjo ndodh sepse janë fuqitë madhore sipër që janë në gjendje ta bllokojnë. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe deri më sot, nuk ka asnjë lloj të dhëne në lidhje me këtë ngjarje,”- tha Hoxha.

Të fundit

Shqiptarët, më “dembelët” e Europës dhe rajonit

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve...

Nga Kuko tek Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mediat informative kanë zbuluar disa emra nga kampi socialist që do të jenë në lista...

Për mustaqet e Kujtimit!

Nga Ylli Pata Si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot....

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, rrebeshe dhe erë e fortë në disa zona të vendit

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili po sjell reshje shiu fillimisht në...

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi shina e në platformë. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV