Më shpejt nga ç’e prisni, zbulohet data kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 2”

Ndonëse është folur që do të fillojë së shpejti, deri më tani skemi pasur asnjë datë konkrete për startimin e spektaklit “Big Brother Vip”.

Por me sa duket Big Brother Vip Albania do të fillojë mbrëmjen e Krishtlindjeve. Konkurrentët e dytë të edicionit të reality show-t të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

Ndërkohë, një ditë parë ka qenë vetë Arbana Osmani ajo e cila përmes një story ngacmoi paksa ndjekësit. Në llogarinë e saj në “Instagram”, Arbana pozoi me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-show-t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve.