Alibeaj bën deklaratën e fortë: Basha u dorëhoq që të dorëhiqej edhe Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj foli mbrëmjen e sotme për zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike.

Kur u pyet nëse do të merrte pjesë në protestën e 6 dhjetorit, Alibeaj u përgjigj duke thënë se nuk është kundër protestave, por sipas tij ato duhet të sjellin një produkt në të mirë të qytetarëve.

“Jo. Nuk jam kundër protestave, por protestat duhet të jenë të tilla që të sjellin një produkt në të mirë të qytetarëve. Deputetët kanë mjete të tjera për të qenë më efikas për shqiptarët, me një luftë të sinqertë në Parlament, dhe pasi i kanë ezauruar këto mjete, duhet të nisin protestat. Ka çështje të mëdha ku mund të bëhet luftë e madhe në Parlament”, u shpreh Alibeaj në A2Cnn.

Ndër të tjera ai foli për Lulzim Bashën, Sali Berishën, ku për këtë të fundit nënvizoi se duhet të ishte larguar nga drejtimi i partisë, njëlloj si paraardhësi Basha.

“Zoti Basha është anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe unë kam komunikim me të gjithë anëtarët. Basha ka dhënë dorëheqjen, me një arsye politike fisnike besoj unë. Ai tha se po largohet për të hequr problemin në parti. Për të njëjtën arsye duhet të largohej edhe zoti Berisha, por nuk është larguar. Nuk ka ndodhur asgjë që të mund të ndryshonte qëndrimin tonë apo të zotit Basha. Nëse i kthehemi memories, shkaku i pretenduar nga Berisha në atë kohë ishte dualizmi. Basha u dorëhoq që të dorëhiqej edhe zoti Berisha”, tha Alibeaj.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV