Peshëngritje, Shqipëria dy përfaqësues në Lojërat Olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krenar Shoraj, peshëngritësi që përfaqësonte Kombëtaren shqiptare ditën e djeshme në “Qaatar International Cup” , eventi kualifikues për Lojërat Olimpike, nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër apo të marrë ndonjë medalje.

Vlonjati konkurroi në kategorinë e peshave 96 kg dhe e mbylli dygarëshin me 334 kg në total, duke bërë që të renditej i treti.

Në ndryshim nga dy shqiptarët e tjerë Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, Shoraj nuk ka mundur që të ketë sukses e ta dërgojë vendin tonë në lojërat më të rëndësishme ato Olimpike-t.

Ai ka mundur që të ketë një rezultat prej 151 kg në stilin e shkëputjes dhe 183 kg në atë të shtytjes.

Vendi ynë do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike 2020 nga Briken Calja dhe po ashtu edhe nga Qerimaj ose Shoraj, por duket se shkodrani ka më shumë mundësi, pasi ka pasur një sezon më të mirë e ka grumbulluar më shumë pikë.

Qerimaj ishte më i suksesshëm se Shoraj, duke garuar në peshat 81 kg ku realizoi 157 kg në shkëputje nga ku mori medalje bronzi, ndërsa në stilin e shtytjes arriti peshën e 194 kg,duke e rritur më n1 kg më shumë rekordin e tij, ku dhe nga ky rezultat arriti të  merrte medalje bronzi.  Me anë të 351 kg që realizoi në dygarësh Qerimaj mori medaljen e argjendit.

Calja, i cili momentalisht nuk është në formën e tij më të mirë, pasi ka pësuar një dëmtim në shpatull e qafë, ka arritur që të marrë tre medalje bronzi në kategorinë e peshave 73 kg, duke sigurua fitoren e 13 medaljeve ndërkombëtare vetëm në vitin 2019..

Këto rezultate tregojnë edhe njëherë tjetër se peshëngritja është sporti më i suksesshëm shqiptar që konkurron stadet ndërkombëtare./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV