Situatë e tensionuar dhe problematike tek Belgjika këtë Kampionat Botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Belgjikës do të mbahet mend më mirë në këtë Kampionat Botëror për prishjen e atmosferës në dhomën e zhveshjes se sa rezultatet e tyre aktuale, pasi u shfaq lajmi se lojtarët si Kevin de Bruyne, Jan Vertonghen dhe kapiteni Eden Hazard u përplasën pas humbjes së tyre të fundit.

Fitorja mahnitëse 2-0 e Marokut në fazën e grupeve ndaj belgëve në Katar të dielën qartësoi nervozizmin e skuadrës, pasi raportohet se grindjet u shfaqen në dhomën e zhveshjes.

Tensionet ishin tashmë të larta pasi ylli i Manchester City, De Bruyne u tha gazetarëve para ndeshjes se Belgjika ishte ‘ndoshta shumë e vjetër’ për të fituar Kupën e Botës.

Këto tensione tani duket se kanë arritur pikën e vlimit pasi tre veteranët e ekipit kombëtar lanë nervat e tyre të shpërthejnë ndërsa skuadra e Roberto Martinez u mposht ndaj marokenëve, sipas RTL Sport.

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, i huazuar te Interi, iu desh të ndante shokët e tij të skuadrës, ndërsa lojtarët e dëshpëruar përpiqeshin të qetësonin situatën brenda stadiumit “Al Thumama”.

De Bruyne ishte lojtari i vetëm që nuk u mbajt në një grumbullim para ndeshjes me shokët e tij të skuadrës

‘Brezi i artë’ i Belgjikës mbërriti në Katar i vendosur për të përmbushur potencialin e tyre, por fatkeqësisht, harmonia e ekipit duket të jetë një pikë pengese në kërkimin e tyre për sukses.

Situata e ngarkuar emocionalisht në dhomën e zhveshjes midis disa prej yjeve më të njohur të skuadrës mund të rezultojë katastrofike në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve kundër nënkampionit të vitit 2018, Kroacisë.

Të fundit

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

Lajme të tjera

Web TV