BBV2 drejt nisjes, ja emrat e personazheve që do jenë pjesë e shtëpisë së famshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ka mbetur fare pak deri në nisjen e shfaqjes ‘reality’, Big Brother Vip 2, Pamfleti ka mësuar disa nga emrat e personazheve që do futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër kushtet që duhet të plotësojnë personazhet, është që të mos ndajnë sekretin e futjes në BBV2 me askënd, por disa prej tyre nuk e kanë mbajtur këtë premtim. Një ndër to është modelja Jori Delli, e cila flitet se e kishte me shumë qejf futjen në BBV2 dhe ka insistuar për të qenë pjesë. Fatkeqësisht për të, ajo nuk do jetë pjesë, pasi nuk ka ditur t’i përmbahet paktit për heshtje.

Kiara Tito mësohet se do jetë pjesë e kastit e gjithashtu edhe Kejvina Kthella e cila e ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen.

Koreografi Albi Nako nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare, ndërsa aktori Amos Zaharia, e ka marrë ftesën, por ka për të xhiruar serialin e Ermal Mamaqit.

Vesa Smolica ishte pretendente për të qenë pjesë dhe ka pranuar fillimisht, por më pas, për arsye të paditura, u tërhoq nga gara. Mbetet të merret gjithashtu konfirmimi i aktores Ina Gjonçaj, nëse do jetë pjesë e BBV2.

Të fundit

Ndërpritet seanca për Veliajn, avokatët kërkojnë kohë të njihen me dosjen

Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme nisi seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së...

SPAK e futi në hetim/ Bushka: Si t’jua shpjegoj prindërve të moshuar?

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka përpara grupit parlamentar socialist sqaroi pozicionin e saj se përse përmendet në dosjen e arrestimit të Erion...

“Ka njerëz që janë intimiduar nga SPAK”, Rama: Veliaj nuk vesh fustan e bizhu!

Kryeministri Edi Rama ka habitur jo pak sot teksa u shpreh se njeh njerëz që janë intimiduar nga drejtësia. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar...

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Nuk marr përsipër të jap pafajësi për askënd

Pas arrestimit të Erion Veliajt, në grupin e PS, kryeministri Rama tha se sa kohë të drejtë këtë forcë politike nuk do marrë përsipër...

“Lajmin e mësova nga mediat”/ Bushka në grupin e PS: Erioni është mik fëmijërie

Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka folur në lidhje me faktin...

Lajme të tjera

Web TV