Eliminimi i turpshëm nga Kupa e Botës, Federata Spanjolle merr vendimin për Luis Enrique

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtare, Luis Enrique Martínez nuk është më trajner i Spanjës. Në orët e fundit ishte parashikuar se vendimi për të ardhmen e ‘Lucho’ ishte i pashmangshëm, ndarja e rrugëve u zyrtarizua këtë të enjte në mesditë.

“Drejtimi sportiv i RFEF-it i ka transferuar presidentit një raport në të cilin përcaktohet se duhet të fillojë një projekt i ri për ekipin kombëtar të futbollit, me qëllim që të vazhdojë me rritjen e arritur në vitet e fundit falë punës së kryer nga Luis Enrique dhe bashkëpunëtorët e tij.

Si presidenti Luis Rubiales, ashtu edhe drejtori sportiv, José Francisco Molina, ia kanë transmetuar vendimin trajnerit”, – thuhet në njoftimin zyrtar. Carlo Ancelotti, që po ndjek nga afër gjithçka që ndodh në Botërorin e Katarit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, u ndal dhe tek eliminimi i Spanjës:

“Në Madrid ka zhgënjim të madh për shkak të eliminimit, pritshmëritë ishin të larta dhe ekipi ishte i ri. Luis Enrique mori sulme shumë të forta para ndeshjeve, imagjinoni tani që u eliminua përballë Marokut në 1/8 finale”.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV