TRAGJEDI/ Përfshihet nga flakët shtëpia e barit, ndërron jetë i riu shqiptar në Britani

Ngjarje tragjike në Britani. Një i ri shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet ka humbur jetën.

Sipas raportimeve, bëhet me dije se ai është djegur brenda një shtëpie bari, e cila ka marrë flakë, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Një grup hetimor po punon për identifikimin e viktimës që sipas raportimeve paraprake është një i ri shqiptar që kujdesej për shtëpinë e barit.