Tragjedi në liqenin e ngrirë në Britani, 6- vjeçari bëhet viktima e katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë 6 vjeçar është bërë fëmija i katërt që ka ndërruar jetë pasi ra në një liqen të ngrirë në Solihull të Mbretërisë së Bashkuar të dielën.

Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Sot policia ka konfirmuar vdekjen e tij, raporton Sky News.

Policia e West Midlands theksoi në një deklaratë për shtyp të mërkurën në mbrëmje: “Me pikëllim të thellë duhet të raportojmë këtë pasdite se 6 vjeçari në spital ka humbur luftën për jetën. Ngushëllimet tona më të thella janë me familjet dhe miqtë e të përfshirëve në këtë tragjedi.”

Vdekja e tre fëmijëve të tjerë, 8, 10 dhe 11 vjeç, u njoftua të hënën. Mediat e huaja kanë raportuar se fëmijët po luanin në liqenin e ngrirë ku njëri prej tyre ra në ujë. Ndërsa tre të tjerët u përpoqën ta ndihmonin, të gjithë ranë dhe pavarësisht se u dërguan në spital, nuk mbijetuan dot.

Të fundit

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Lajme të tjera

Web TV