Gjykata e Vlorës: Sulmi ndaj Kuliçit cënon të gjithë sistemin e drejtsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një komunikim për mediat, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë, u shprehet e indinjuar, ndërsa duke e konsideruar si një veprim kriminal thotë se ka cënuar jo vetëm prokurorin Kuliçi, por të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë.

“E dënojmë me forcë, krimin ndaj kolegur tonë dhe kërkojmë nga të gjithë organet marrin e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij. Në këtë kohë , ku sistemi i drejtësisë është duke pësuar një reformim të thellë e radikal, solidariteti dhe ofrimi i të gjitha garancive nga sulmet kriminale, profesionistëve si z. Kuliçi është domosdoshmëri absolute për vazhdimin e detyrës publike dhe kthimin e besimit të publikut tek drejtësia”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, trupa gjykuese e Rrethit Gjyqësor në Vlorë, shtonë se e mbështet veprimtarinë e prokurorit ndërsa u bën thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëve me dinjitet.

“Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerje të punës së tyre të vështirë”, mbyllet reagimi./Fjala.al

Të fundit

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lajme të tjera

Web TV