Skenarët për zhdukjen e Ervis Martinaj/ Si ra dakord me kundërshtarët e humbi gjurmët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin e sotëm të “Në shënjestër” po trajtohet zhdukja e Ervis Martinaj.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi, ka sjellë në vëmendje një nga skenarët se si mund të qëndrojë e vërteta.

Ai është shprehur që pasi Martinaj ka humbur gjithçka, ka bërë një marrëveshje me grupet kundërshtare, që të zhduket për sa kohë ka institucionet pas vetes.

Variant ky i cili është hedhur poshtë nga gazetari Eni Ferhati, i cili u shpreh se mendon që Martinaj ka inskenuar zhdukjen e tij, por jo se për diçka të tillë ka marrë edhe “bekimin” e kundërshtarëve.

Prençi: Pasi humbi shumë ushtarë pranoi humbjen dhe bëri kompromis me kundërshtarët që për sa kohë kam mbi krye shtetin ju më lini të lirë.

Ferhati: Agresioni i kundërshtarëve të Ervis Martinaj ka qenë aq i ashpër saqë nuk mund të ndodhë që një ditë të bukur ti thonë largohu e ta lënë të lirë. Ndoshta më shumë mund të mendohet një inskenim por jo me miratim të palës kundërshtare, kishte konflikte me të paktën 3 grupe

Prençi: Që nga masakra në Fushë Krujë e Milot, kishte negociata dhe koha do ta provojë, një nga versionet nga biseda me personazhe që kanë njohuri me të, nuk ka shkuar vetëm, Ervis Martinaj të bënte negociata, por njihen këto marrëveshje pasi ai kishte humbur gjithçka, kishte humbur skuadrën. Unë e konsideroj si version pasi nëse do ishte vetëm varianti i rrëmbimit apo eliminimit, një gjurmë do të ishte lënë. Kemi pasur dy betime, edhe nga ish drejtori edhe nga drejtori i ri se jemi në rrugë të mbarë.

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV