Koronavirusi/ Harrojini duart, tani ju hyjnë në punë këmbët – VIDEO

Koronavirusi ka prekur mijëra njerëz në të gjithë botën dhe frika e përhapjes së mëtejshme ndjehet të të gjithë njerëzit.

Pikërisht për të evituar infektimin me virusin vdekjeprurës, shumë njerëz po shmangin kontaktet fizike me njëri-tjetrin.

Në një foto të postuar, presidenti Tanzanian, John Magufuli ka përshëndetur politikanin e opozitës Maalim Seif Sharif Hamad, në një mënyrë të pazakontë.

Ata nuk i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit por kanë takuar këmbët. Duke qenë se kontaktet e afërta me njerëzit, shtrëngimi i duarve, puthjet dhe përqafimet ndalohen, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njerëzit kanë vendosur të takojnë këmbët.

Kjo mënyrë përshëndetje është bërë virale në të gjithë botën dhe të gjithë njerëzit e kanë përvetësuar atë shumë shpejt.