Shqipëria merr Presidencën e Komunitetit të Energjisë për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një lajm të mirë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Balluku bën me dije se Shqipëria ka marrë Presidencën e Komunitetit të Energjisë për vitin 2023.

Ajo thekson se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar sa i takon angazhimit të Ballkanit Perëndimor për të miratuar objektivat e vendosura nga Bashkimi Europian mbi sektorin e energjisë.

“Vjenë, Shqipëria merr Presidencën e Komunitetit të Energjisë për vitin 2023.

Me Kadri Simson, Komisionerja e BE për Energjinë dhe Artur Lorkoësi, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar sa i takon angazhimit të Ballkanit Perëndimor për të miratuar objektivat e vendosura nga Bashkimi Europian mbi energjinë e rinovueshme, efiçencën e energjisë, apo dhe treguesve të tjerë lidhur me mbrojtjen nga ndryshimet klimatike. ????????Shqipëria, si vendi i vetëm që i ka miratuar këto objektiva që vitin e shkuar do të drejtojë përmes shembullit dhe do  vijojë të nxisë bashkëpunimin rajonal si katalizator i suksesit të përbashkët drejt përmbushjes së të gjitha kërkesave të ????????BE në fushën e energjisë”, thekson zv.kryeministrja.

Të fundit

Rama ndan pamjet nga punimet për shkollën “Ndre Mjeda”: Do ta rikthejmë siç i ka hije

“Mirëmëngjes dhe nga shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku ka nisur puna për rilindjen e saj për ta...

Senati amerikan konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të...

Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas...

Superaksioni i shpëtimit të policisë italiane për gjeneralin amerikan të NATO-s

Nga Leonard Veizi Një aksion i pazakonte dhe me një sukses maksimal i policisë italiane, bëri të mundur që më 28 janar të vitit 1982,...

Një Donald Trump ndryshe

Nga Agustin Palokaj Ka një paradoks në Evropë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtë fitore e kanë shijuar ata që...

Lajme të tjera

Web TV