Prej ditësh i sëmurë me grip, Berisha përshëndet ndjekësit në “TikTok”: Ky vit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, është rikthyer sot në seli pas disa ditësh pushimi pasi ishte i sëmurë me grip.

Rikthimin e tij Berisha e ka ndarë me ndjekësit e tij në “TikTok”, për të cilët ka pasur një përshëndetje të veçantë.

Teksa i shpreh mirënjohjen për mbështetjen që ndjekësit i kanë dhënë, Berisha besimplotë shkruan se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin do realizohen projekte në interes të vendit dhe demokratëve.

“Miërdita dhe përshëndetje miqtë e mi të TikTok! Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen, për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme.

Gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit”, dëgjohet të thotë Berisha.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV