Peleshi për reshjet e shiut: Kuotat e lumenjve s’përbëjnë rrezik për përmbytje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata e reshjeve të shiut aktualisht nuk përbën shqetësim për vendin tonë.

Peleshi shprehet se problematikat e vetme janë në disa akse rrugore të zonës së veriut ku ka pasur rrëshqitje dherash, për të cilën po punohet për pastrimin e tyre.

“Situata e shkaktuara nga reshjet ka paraqitur probleme nga veriu në jug, por jo të përmasave shqetësuese. Sa i përket situatës në veri, ka pasur probleme në infrastrukturën rrugore, ku ka pasur rrëshqitje dherash. Në të gjthë akset ku ka pasur probleme po punohet. Furnizimi me energjike ka pasur probleme për shkak të erërave të forta, por edhe për këtë po punohet.

Kuotat e lumenjëve deri në këto momente nuk paraqesin rrezik për përmbytje edhe pse ka pasur rritje të kuotave.

Në Shkodër, ka dalë lumi Buna duke përmbytur 270 hektarë tonë. Të merren masa, paralajmërim i popullatës, ku parashikohet rrezik, evakuim dhe stresim në raste nevoje. Prioritet në këtë vit, por edhe në vazhdim duhet të jetë investimi në ujëmbledhësa.

Për menaxhimin e çdo lloj situate, janë në gadishmëri 1200 forca dhe 450 mjete, shërbimi zjarrëfikës ka 1203 forca dhe 159 mjete, 113 ambulanca dhe personel, policia 200 forca, struktura vullnetare 115 persona, si edhe mjetet ajrore 3 helikopterë.”- tha Peleshi.

Ky reagim vjen pasi prej disa ditësh, për shkak të motit të keq shirat dhe reshjet kanë shkaktuar problematika në lundrim. Stuhia detare ka përfshirë Adriatikun e për pasojë është pezulluar lundrimi detar në Durrës, Vlorë e Shëngjin. Asnjë anije nuk lejohet të dalë nga portet, ndërsa në Durrës trageti i linjës së Barit u nis me 12 orë vonesë.

Lexo edhe :  Plagosja e çiftit në Kavajë, gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Po kështu është pezulluar lundrimi në anën tjetër të Adriatikut, ku trageti i Ankonës pritet të vijë në Durrës ditën e enjte.

Reshjet e shiut që kanë përfshirë bashkinë e Shkodrës, ku raportohet se ka dalë nga shtrati lumi Buna në Muriqan dhe Oblik dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë. Përroi i Bogës në Malësi të Madhe ka dalë nga shtrati, duke bërë të pakalueshme rrugën e fshatit.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV