VIDEO/ Luis Suarez shkëlqen me Gremion në Brazil, tre gola për 38 minuta në debutim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debutim perfekt për Luis Suarez në Brazil. Sulmuesi i njohur firmosi me Gremion deri në dhjetorin e vitit 2024. “El Pistolero” debutoi mes koreve të tifozëve të rinj në finalen e Recopa Gaucho përballë Sao Luiz.

Gremio triumfoi 4-1 në duelin e Superkupës mes ekipeve fituese të kampionatit shtetëror Gaucho 2022 dhe Kupës së Referencës. Tre nga golat i realizoi uruguaiani.

Suarez zhbllokoi takimin shumë shpejt (4’), ndërkohë që kompletoi tregolëshin e tij me dy finalizime të tjera (30’, 38’).

Tre gola të bukur: i pari me parabolë me të jashtmen, më pas i vetëm përballë portierit dhe i treti me një diagonale potente.

Në pjesën e dytë erdhi zëvendësimi i shoqëruar me “Standing Ovation”. Tifozët e Gremios kanë gjetur idhullin e ri, ndërkohë që 35-vjeçari shijoi golat dhe trofeun e parë në tokën braziliane.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV