Gazetari Lavdrim Lita ka zbuluar numrin e shqiptarëve që janë dënuar në burgjet e Evropës për çështjet e drogës dhe trafikimit.
Lita tha se në Itali ka mbi tre mijë shqiptarë të burgosur dhe mbi tre mijë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai theksoi se në të gjithë Evropën, janë burgosur mbi 7 mijë shqiptarë për drogë.
“Në Itali kemi rreth 3 mijë shqiptarë në burg për drogë. Në Britaninë e Madhe, në 2017-ën kishim 500 shqiptarë në burg për kanabis, për shtëpitë e barit, sot janë mbi 3 mijë. Në burgjet në gjithë Evropën janë mbi 7 mijë shqiptarë, të cilët janë në burgje për shkak të dekonspirimit, për shkak edhe të një reagimi të këtyre shteteve”, nënvizoi gazetari.