“Pakoja e Madhe”/ Rama nxjerr shifrat: Përfituan 1 milion shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se premtimi që ai kishte dhënë për Pakon e Madhe tashmë po ju shkon të gjithëve.

Nga ky premtim kanë përfituar dhe Forcat e Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA.

“Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA, një krijesë e rilindur pas dekadash, si pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të ushtrisë sonë1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga Pakoja e Madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër të vështirësuar për mbarë Europën nga inflacioni i luftës”, shkruan Rama.

Në njoftimin e tij ai tha se prej “Pakos së Madhe” do të përfitonin 1 milionë individë ku mes tyre përfshihen pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, nënat kryefamiljare, paraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, etj.