Reagimi i policisë për arrestimin e Aleksandër Gjokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Tiranës ka reaguar për herë të parë për arrestimin e këngëtarit Aleksandër Gjoka, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar, 0.5 mg.

Njoftimi i policisë
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./Fjala.al

Të fundit

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë,...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Lajme të tjera

Web TV